Donjeta Kosumi e njohur nga publiku me emrin Kallashi ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen e mediave me disa postime që kanë treguar se ajo po përjeton një periudhë të keqe në jetën e saj. Që prej kohës kur Kallashi u tërhoq nga puna si valltare, ka postuar vazhdimisht në adresat e saj shprehje që tregojnë se po vuan e madje dhe disa skena depresive, ku shihet një vajzë duke prerë damarët.

Të shumtë ishin ata që janë bërë kurioz të mësojnë se çfarë po ndodh me valltaren. Ajo ditën e djeshme ka vazhduar me këto postime, ku bie në sy që Kallashi po vuan për një dashuri të pamundur.

"A nuk është shkatërruese? Ti ta kesh ëndërr e dikush tjetër realitet. Të ka ndodh kjo?
Të dashurosh dikë që Zoti e shkroi për dikë tjetër. Të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh", shkruan Kallashi.






