
Sapo të keni marrë lajmin se testi i shtatzënisë ishte pozitiv, menjëherë filloni të pyesni: A është një djalë apo një vajzë? Për ta zbuluar një gjë të tillë do u duhet të prisni deri në muajin e 5 që gjinekologu juaj të zbulojë gjininë. Ka shumë gojëdhëna se si mund të parashikoni gjininë disa janë shumë qesharake, si unaza e dasmës që lëkundet, dhe më pas me formën e barkut. Por sot ne do ju tregojmë një mënyrë shumë të lehtë për të zbuluar gjininë e bebes dhe juve nuk do ju duhet të prisni me muaj të tërë për ta zbuluar. Do ju tregojmë për testin gjinor të sodës së bukës.
Është e thjeshtë, është e lirë, dhe më e mira nga të gjitha. Në këtë test gjinor të sodës së bukës, ju përzieni urinën dhe sodën për të zbuluar më pas gjithçka. Nëse përzierja merr ngjyrën e birrës ju duhet të filloni të blini rroba ngjyrë blu. Por nëse ka pak ose aspak reagim dhe mbetet e njëjta ngjyrë si më parë atëherë urime një princeshë po vjen në jetë.
A funksionon ky testim me sodën e bukës për të gjetur gjininë?
Ndoshta po ... ndoshta jo. Mendimi është se hormonet e shtatzënisë në urinën tuaj e bëjnë atë të reagojë në sodë ndryshe për çdo gjini për shkak të ndryshimit në pH (vajza është acid, ndërsa djali është alkalik).
Në çfarë muaj mund ta bëjmë testin e sodës së bukës?
Për shkak se ky testim gjinor nuk është një mënyrë zyrtare për të përcaktuar seksin e fëmijës suaj, por një mënyrë e sigurt dhe e kënaqshme për të bërë një parashikim të hershëm, nuk ka kohë të përcaktuar kur mund të kryhet. Mund ta provoni sa më shpejt që të doni! Megjithatë, nivelet e hormonit të shtatzënisë HCG kanë tendencë të kulmojnë pas10 javësh të shtatzënisë, sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë. Kryerja e testit të sodës duhet të bëhet rreth fundit të tremujorit të parë.
Si të bësh testin e gjinisë me sodën e bukës.
Sodën e derdhim në një enë që më parë kemi vendosur urinën tonë. Është tepër e thjeshtë dhe e lirë për të kryer testin e sodës së bukës për gjininë. Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është që të siguroheni që urina që do të përdorni të jetë ajo e mëngjesit.
Ja çfarë të bëni: Mblidhni urinën në një filxhan. Hidh dy lugë sode të freskët në një filxhan të veçantë. Lëreni për disa minuta në një ambient me dritë dhe më pas shikoni rezultatin Ngjyra e verdhë tregon që do të bëheni me një djalë, ndërkohë që asnjë reagim sinjalizon se së shpejti do të vijë një vajzë.