“Miliarderi i Tik Tok” ka ndaluar Ardit Çunin në rrugët e Londrës duke e sfiduar të këndojë një këngë që i vjen në mendje por të përmbajë fjalën “lose”.

Arditi ka kënduar këngën “Who you are” nga Jessie J duke i mahnitur të gjithë me zërin e tij. Ai ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në rrugë, por jo vetëm kaq.

Këngëtari e ka fituar sfidën dhe ka fituar një orë me vlerë 220.000£. Ai ka publikuar videon në Instastory duke shkruar se vetëm duke kënduar një këngë në rrugë fitoi më shumë para se do kishte marrë po të kishte fituar Big Brother-in apo Dancing With the Stars.

View this post on Instagram
