Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Mars 2023, 19:07

Ermiona reagon për herë të parë pas përjashtimit nga 'BBV'

Ermiona ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga "Big Brother VIP". Ajo ka publikuar në Instastory një video duke përqafuar Luizin, të cilin e konsideron fitues.

"Do më mungosh. Të dua fort. Ne jemi fitues jo humbës, ti je fitues", ka shkruar Ermiona.

Kujtojmë se ajo u përjashtua nga Big Brother VIP pas një debati të fortë me Oltën dhe Armaldon.  "Jeni bërë si gore, s'ju rri goja", i tha Ermiona banorëve që po flisnin gjatë natës. "47 vjeç burrë bën si palaço", i tha ajo Armaldos teksa debati vazhdoi me tone të larta.