Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 15:03

Komentuesi shpërthen kundra Ledina Çelos, reagimi i këngëtares nuk pritej

Ledina Çelo shpesh bëhet pjesë e lajmeve të ndryshme për jetën e saj luksoze. Këngëtarja e njohur shpesh poston foto të ndryshme nga udhëtimet dhe eventet e ndryshme. Por edhe pse ka shumë ndjekës të cilët e mbështesin ka dhe nga ata të cilët janë kundra saj dhe  në shumë raste nuk ngurrojnë të ja shprehin hapur.

Një nga këto mesazhe negative ajo ka vendosur ta ndaj edhe në adresën e saj në Instagram, ku ndjekësi në fjalë i ka thënë se ajo i është përkushtuar rritjes së fëmijëve sepse është e pasur e s’ka nevojë pse të punojë.

“Dhe ti lumturohesh me fjalët e një injoranti, dëgjo ata që kuptojnë gati gjithçka. Qe je thjesht një pasanike qe arrin te divertitesh jo me te mendosh te punosh. Se i përkushtohesh fëmijëve se nuk ke gjë tjetër te besh  sepse je e pasur, pastaj fotot janë për biznes  & p……dh.”  është shprehur  ndjekësi në mesazh.

Ndërkohë këngëtarja thjesht e ka shpërndarë  këtë mesazh dhe mbi të ka shkruar “Ka dhe nga këta”.