Në lojën që Big Brother u dha banorëve, ndodhi një konflikt mes Luizit dhe Kiarës, gjë që solli debate të ashpra. Të gjitha vajzat, përveç Ermionës dhe Evës, dolën kundër Luizit.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe Ronaldo, i cili ndodhej në studion e spektaklit. Ai tha se vajzat e shfytëzuan këtë situatë për të sulmuar Luizin, duke veçuar Oltën.

"Rroftë hipokrizia e vajzave, që e shfytëzuan edhe këtë rast për të sulmuar Luizin. Gjeti momentin Olta që të bëhej feministe dhe të mbronte Kiarën. A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Kiarën se di gjëra për të jashtë? A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Efin se di gjëra për të jashtë?", tha Ronaldo.

