Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 14:02

4 djem të moshës 17 deri 21 vjeç kapen duke shitur droge pranë gjimnazit në Tiranë

Janë arrestuar ditën e sotme katër të rinj që janë kapur duke shitur drogë pranë një gjimnazi. Siç është bërë e ditur të rinjtë kanë qenë duke shpërndarë drogë të llojit Cannabis Sativa në afërsi të rrugës  ‘Gjergj Legisi’.

Të arrestuarit kanë qenë :

Spartak Perpalaj, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”

Frans Meta, 19 vjeç, banues në Tiranë,

Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, banues në Tiranë,

B. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin  dhe në momentin e arrestimit kanë qenë pranë një shkolle të mesme, ku në momentin që kanë parë uniformat blu kanë hedhur për tokë qeset farmaceutike me 11,2 gram me bimë të ndryshme narkotike të llojit kanabis. Djemtë janë shoqëruar në polici dhe qeset janë marr si provë  materiale.