Nga Shqipëria / E Martë 28 Shkurt 2023, 01:01

Luizi: Nuk jam i fiksuar pas formave, kjo moderatore e Top Channel më pëlqen shumë

Banorët e "Big Brother VIP" kanë rrëfyer shumë rreth jetës së tyre duke iu përgjigjur pyetjeve në lojën me pyetje e dënime. Luizi nuk ka ngurruar t'i përgjigjet dhe pyetjes se cilën nga vajzat e showbizit shqiptar e pëlqen nga fiziku.

Këngëtari ka deklaruar se i pëlqen moderatorja Fjoralba Ponari.

Luizi tha duke iu referuar edhe Kiarës, se atij i pëlqejnë vajzat e ëmbla në fytyrë dhe nuk është shumë i fiksuar pas vajzave me forma të bëshme.