Sot është një ditë e veçantë për bukuroshen e ekranit Ilda Bejleri, e cila feston ditëlindjen e saj dhe këtë gjë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi që ka mahnitur ndjekësit. Ajo është shfaqur me një fustan të ngushtë pas trupit dhe pranë fotos ka shkruar ‘Ditëlindja ime’.
Më pas ajo ka postuar dhe disa foto të tjera nga darka e ditëlindjes, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një buqetë me lule që të gjithë filluan të aludonin se ishte një dhuratë nga i dashuri deputet, për të cilin Ilda ka qenë shumë e përfolur kohët e fundit.

Por pak minuta më vonë ajo ka treguar se në të vërtet kjo dhuratë ka ardhur nga miku i saj Oli Curri, i cili bashkë me të ka shkruar edhe një urim special.

"Edhe 100 vite të lumtura Ilda Bejleri. Lule t’bukura ka Tirana", i shkruan Olti.



