Alban Ramosaj është një nga këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar. Ai me këngët e tij ka arritur të bëjë për vete një pjesë të madhe të të rinjve dhe kohët e fundit i është future edhe rrugës së modelingut, fal mikut të tij të mirë Endrit Mërtiri.

Albani ka qenë ditën e djeshme i ftuar në emisionin ‘Rudina’, ku përveç karrierës së tij ka folur dhe për një temë shumë delikate, momentin e humbjes së babait të tij.

Ai ka treguar se në atë kohë ishte shumë i vogël dhe e vetmja gjë që kuptonte ishte se dikush mungonte në shtëpi.
"Ishte diçka shumë e rëndë, shumë e madhe që nuk e kaloja dot, nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, kisha emocione të këqija sepse mungonte dikush në shtëpi. Tani që jam rritur e kuptoj akoma më shumë, por kjo është jeta. Ngjaj shumë me babain"” ka treguar i prekur këngëtari.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer edhe marrëdhënien unike që ka me motrën e tij këngëtaren Beatrix Ramosaj e cila mbrëmë i vërtetoi faktin se ai vërtet i ngjanë babit të tyre, sidomos kur artikulon fjalët, është e njëjta mënyrë se si ai i artikulonte.
"Nuk ta kam thënë asnjëherë, por zërin e ke komplet si babi", ishte shprehur Beatrixi.



