Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shkurt 2023, 12:12

Rrëfimi i Olta Gixharit: Humba një fëmijë para se të hyja në Big Brother

Olta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë një moment të vështirë para se të hynte në shtëpinë e Big Brother. E përlotur, Olta zbuloi se kishte qenë katër javëshe shtatzënë, por e ka humbur fëmijën.

Aktorja tha se kjo ngjarje ishte si shenjë për të që të futej në Big Brother sepse nëse nuk do e kishte humbur fëmijën, sot do të ishte shtatzënë.

"Para se të hyja në Big Brother tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha 4 javëshe. Faktikisht asnjë nuk e di, Dori e dinte pak. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu. Ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte, i thashë vetes nëse kjo është një humbje, unë do hyj në shtëpinë e Big Brother. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë ok kjo është një shenjë. Por e humba”, tha Olta.