Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 13:01

Këngëtarja shqiptare paralajmëron serinë e re të Fifty Shades of Gray: Unë do të jem në rolin kryesor

Fifty Shades është kthyer në një nga filmat më të preferuar për publikun dhe në dy pjesët e para të tij ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Të gjithë adhuruesit e tij mezi presin që në ditën e Shën Valentinit të shikojnë pjesën e tret e cila sipas regjisorëve do jetë edhe e fundit.

Por mesa duke gjërat nuk do jenë ashtu, pasi sipas deklaratës së fundit që këngëtarja shqiptare Rita Ora ka dhënë, ka bërë që të gjithë të fillojnë të aludojnë se do të ketë edhe pjesë të tjera.

Rita ka deklaruar se roli i saj, Mia, do të vendoset në qendër të vëmendjes duke kthyer atë në një nga protagonistet kryesore.

Nuk dihet se nëse kjo gjë do të ndodhi në serinë e tretë,  apo producentët po përgatiten për një pjesë të katërt.