Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shkurt 2023, 00:12

'Në Big Brother pa Luizin, do isha njësoj', Kiara bën deklaratën e papritur

Gjatë emisionit radiofonik brenda shtëpisë së Big Brother, Kiara u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.

“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë. Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon", tha Kiara.