Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 12:12

Harrojeni armiqësinë, Tuna dhe Dafina Zeqiri pajtohen, shfaqen bashkë pas shumë vitesh

Të gjithë e mbajmë mend bashkëpunimin mes dy këngëtareve Tuna dhe Dafina Zeqiri ‘Vibes’, i cili para 7 vitesh u kthye në një nga këngët më të dëgjuara në vendin tonë. Mirëpo pas realizimit të saj dy këngëtaret nuk u panë më me njëra-tjetrën dhe të shumta ishin lajmet që mes tyre kishte ndodhur një zënkë,  e cila i kishte prishur marrëdhëniet miqësore.

Qe prej asaj kohe dy këngëtaret nuk flisnin më me dhe sa herë binte fjala tek zënka e tyre të dyja mundoheshin ta shmangnin këtë temë. Pas më shumë se 7 vitesh që nuk ishin më mike, ishte Dafina ajo e cila një vit më parë i bëri follow Tunës në Instagram, e që nga ajo kohë vajzat i komentoni njëra-tjetrës në foto të ndryshme.

Megjithatë mesa duket marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar shumë dhe mund të themi që Tuna dhe Dafi janë përsëri mikesha shumë të mira. Këtë gjë dy artistet e kanë treguar mbrëmjen e djeshme nëpërmjet disa  postimeve që kanë bërë, ku shfaqen së bashku në New York.

Në fillim ka qenë Dafina ajo që ka postuar një foto ku shihet duke luajtur me flokët e Tunës,  e më pas Tuna ka publikuar disa video, ku shfaqet së bashku me Dafinën duke luajtur me filtrat e Snapchat.