Një banor i ri iu shtua shtëpisë së "Big Brother VIP" mbrëmjen e djeshme, i cili në fillim erdhi si surprizë për Dean dhe Nitën, pasi vajzat kishin kërkuar te Vëllai i Madh një djalë të pashëm që t’i trajtonte si princesha. Banori i ri quhet Shpat Kërleshi dhe është ish-basketbollist, gazetar dhe moderator.

Shpati është nga Gjakova, por jeton dhe vepron në Prishtinë. Ai është prezantues në emisionin “Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21.

Shpati është shumë aktiv në rrjete sociale sidomos në Instagram e Tiktok ku nuk mungojnë fotot e videot e tij me trupin e palestruar.

Në klipin prezantues, Shpati tha se do i sjellë energji e dashuri shtëpisë. Kjo mbetet të shihet!


