Nga Shqipëria / E Diel 26 Shkurt 2023, 16:04

Kristi e mohoi lidhjen, reagon sërish e dashura: Gjarpër

Mbrëmjen e djeshme Kristi deklaroi se ishte ndarë nga e dashura, Zaza, para se të futej në Big Brother VIP. Mirëpo kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Zaza, vajza me të cilën Kristi kishte një lidhje jashtë shtëpisë.

Fillimisht ajo publikoi bisedën e tyre të fundit, ku shihej qartë se dyshja nuk ishin ndarë. Madje ishte një bisedë me shprehje ndjenjash. 

Më pas Zaza ka publikuar edhe një status ku qartazi i referohet kësaj situate. 

“Ushqeje një gjarpër. Dashuroje një gjarpër. Respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi…ai sërish do të kafshojë,” shkroi Zaza në Instagram, postim i cili u fshi më pas.