Nga Shqipëria / E Diel 26 Shkurt 2023, 16:04

Bledi Mane nuk kursehet: Luizit i ka marrë çmimet e para nga Jozefina, Olta aktore mediokre

I ftuar sot në Big Brother VIP Fan Club, Bledi sulmoi Luizin dhe Oltën për karrierën e tyre, teksa tha se nuk janë artistë. Sipas tij, Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikë, ndërsa për Oltën tha se është aktore mediokre.

“Olta është një nënë e mirë, një lojtar i mirë, por është një aktore mediokre. Ndërsa Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para i ka marrë Jozefina", tha Bledi.