Cindy Marina dhe Genar Topalli po shijojnë prej kohësh historinë e tyre të dashurisë. Modelja tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, megjithatë postimet në rrjete sociale nuk kanë munduar.
Cindy duket se raporte të mira edhe me kunatën. Së fundmi modelja dhe Megi Topalli kanë udhëtuar së bashku drejt Milanos ku ka postuar edhe një foto.
Më parë Cindy ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.
Cindy sapo ka përfunduar eksperiencën e saj në “Dance Albania”, ku shfaqi një talent të pazbuluar për kërcimin. E pyetur në këtë progam pë marrëdhënien me vjehrrën e saj Jozefina Topallin, modelja u shpreh:
“Raportet i kam të mira, ajo është e mrekullueshme”.
