Blasta është larguar nga “Big Brother VIP Kosova” pas një incidenti të ndodhur ditën e djeshme. Ai u dogj padashje nga Artani në pjesët intime teksa po hekuroste një bluzë.
Menjëherë pas incidentit ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore e bën të pamundur rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga formati i Big Brother VIP.

