Kënga Mama e Jonas Blue dhe William Singe u kthye në një nga hitet më të dëgjuara të verës që lamë pas, dhe për shqiptarët ishte dhe një ndër të preferuarat pasi klipi ishte xhiruar në bregdetin e bukur të vendit tonë, si dhe pjesë në të ishin edhe dy modelet me origjinë shqiptare. Një ndër tyre edhe Oriola Marashi, e cila ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë lidhur me këtë realizim.

Ajo ka lajmëruar fansat e saj se përveç këngëtares Dua Lipan në British Awards do të jetë edhe 'Mama' në të cilën Oriola ishte protagoniste.

Ajo ka publikuar një lajmërim në insta story ku ka shkruar:” “Sapo mora vesh që video “Mama” në të cilën unë dhe Donika Meziu jemi protagonist është nominuar në Brits Awards për videon më të mirë. Urime Shqipëri, përveç Dua Lipës është dhe dikush tjetër që ju përfaqëson”

Me siguri që të gjithë shqiptarët do ndihen krenar nëse kjo këngë merr ndonjë çmim, duke pasur parasysh që videoklipi ka pamje shumë të bukura nga vendi jonë.


