Historia e një djali 27 vjeçari i cili ekziston vetëm në letra, pasi nuk figuron si njëri duke qenë se askush nuk e njeh atë realisht, i ka habitur të gjithë. Ai është zhdukur që në vitin 1991 dhe mesa duket historia e tij ka bërë kurioz gjithë opinionin publik.

Bëhet fjalë për një familje që në gjendjen civile figuron me 5 anëtar, por njërin prej tyre asnjëri nuk e ka parë ndonjëherë. Ai është nga fshati Gorishovë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të cilat kanë dashur të zbulojnë se çfarë ndodhi në të vërtet me të.

Sipas burimeve të ndryshme mësohet se ky djalë është shitur kur ka lindur nga familjarët e tij dhe pas kaq shumë vitesh ‘Lajme Shqip’ ka arritur që të gjejë vendndodhjen e tij.
Sipas tyre djali tashmë gjendet në Amerikë dhe zotëron nënshtetësinë Amerikane. Që pas humbjes së tij në 1991 asnjë pjesëtar në fshatin Gorishovë të Fierit nuk e dinte se ai ekzistonte.
