Reperi i njohur Noizy ditën e djeshme publikoi dhe këngën e shumëpritur nga fansat ‘Gjuha e Kampionit’. Kjo këngë u prit shumë mirë nga ana e tyre dhe deri tani ka arritur 700 mijë klikime.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e ndjekësve ishte që këngëtarja Enca një orë pas publikimit të klipit të Noizyt, ka postuar një foto nga kënga e saj e re ‘Dua’ dhe në përshkrim të saj ka shkruar:“ Kur ti je Milka, por ai është mësuar me Albeni”.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave që thanë se ky përshkrim ishte një kundërpërgjigje ndaj Noizyt. Ndërkohë këngëtarja ende nuk ka reaguar lidhur me këtë temë.

Duke pasur parasysh sherrin e madh që ndodhi mes tyre para një viti, mbase është e vërtet që Enca i drejtohet reperit me këto fjalë.



