Nga Shqipëria / E Premte 24 Shkurt 2023, 23:11

Digjet në vendin intim banori i Big Brother, dërgohet me urgjencë në spital

Një incident ka ndodhur pak minuta para nisjes së prime-it në “Big Brother VIP Kosova”. Reperi Lorik Shaqiri, i njohur si Blasta është djegur në vendin intim.

Incidenti ndodhi kur Artani ishte duke hekurosur një bluzë e cila po mbahej nga Blasta dhe kur hekuri ka lëshuar avull, e ka djegur këtë të fundit.

Blasta reagoi menjëherë, duke vrapuar në tualet e më pas produksioni mori masa për dërgimin e tij në spital.

Gjatë prime të sotëm u bë e ditur se Blasta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBVK.