Nga Shqipëria / E Premte 24 Shkurt 2023, 17:05

'Zorraxhinj nuk dua në shtëpi', Sabiani ultimatum Keisit

Keisi dhe Kristi kanë nisur një romancë në shtëpinë e Big Brother dhe të gjithë kanë qenë kuriozë sesi ka reaguar babai i Keisit, këngëtari i njohur Sabiani.

Ky i fundit ka postuar një video në Tiktok duke nxitur shumë komente nga njerëzit që mendojnë se fjalët i ka pikërisht për marrëdhënien e Keisit me Kristin.

Në pyetjen “S’e mos e lë çupën beqare”, Sabiani përgjigjet: “Jo, e ka vetë në dorë, babi s’e kushtëzon për asgjë, vetëm…zorraxhinj s’dua në shtëpi”.

@sabiani_original #fyp #viral ? E theksoj ? ZORRAXHINJ NUK DUA NE SHPI @Keisi Medini ? original sound - Sabiani

“E theksoj! Zorraxhinj nuk dua në shtëpi”, shkruan Sabiani krah videos duke etiketuar Keisin.