Nga Shqipëria / E Premte 24 Shkurt 2023, 16:04

Tjetër ndarje në showbiz, çifti i njohur i jep fund fejesës

Një tjetër ndarje ka ndodhur në showbiz. Këtë herë bëhet fjalë për dy këngëtarët amerikanë Avril Lavigne dhe Mod Sun, të cilët i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Përfaqësuesit e këngëtares konfirmuan ndarjen për Page Six. Thuhet se ata kishin pasur probleme muajt e fundit, duke i detyruar të ndaheshin dhe të bashkoheshin disa herë, përpara se përfundimisht t’i jepnin fund marrëdhënies.

Sipas TMZ, tradhtia nuk ishte shkak për ndarjen.

Ish -çifti u fejuan në Paris në mars 2022 pas lidhjes së tyre për më shumë se një vit.