Së fundmi lajme të reja kemi nga fiset maya, pasi një ekip zhytësish kanë zbuluar një nga shpellat më të mëdha të përmbytura në planet. Ky ekip i cili quhet Gran Aquifero Maya, ka zbuluar një shpellë 347 km në Meksikën lindore dhe mendohet se kjo shpellë ka të bëjë me fiset Maya.
Ata janë shprehur të bindur se nëse do të vazhdonin të ndiqnin këtë tunel i cili ndodhet nën piramidën Kulkulcan, do të arrin in në një tempull maya 1000 vjeçar.

Sipas drejtorit të këtij projekti Guillermo de Anda, ky zbulim do të ndryshonte mendimin për fiset maya pasi do zbulonte diçka më shumë për mënyrën e tyre të jetesës, kulturën e këtij rajoni dhe zhvillimit të këtij qytetërimi dominant.
"Do t’i njohim më mirë ritualet dhe vendet e peligrinazhit të qytetërimit të lashtë.” tha ai për Reuters.

Gadishulli Yucatan është i mbushur me relike monumentale të mayave, të cilat mendohen se përdoreshin më parë si vende ku kryheshin sakrifica njerëzore, kjo dhe nga kockat e shumta të gjetura.
Burimi:The Idependent.

