Nga Shqipëria / E Premte 24 Shkurt 2023, 13:01

'Luizi është i varur nga bixhozi', Bledi: Kam marrë kërcënime me jetë, por...

Bledi Mane ishte sot i ftuar në "Wake up" ku foli për eksperiencën e tij në "Big Brother VIP" dhe mes të tjerash u ndal te një deklaratë e bërë pak kohë më parë për Luizin. "Ai është i varur nga bixhozi", ishte shprehur gazetari para se të futej në shtëpi.

Gjatë intervistës në programin e mëngjesit, Bledi tha se ka marrë kërcënime me jetë nga mbështetësit e Luizit, mirëpo këta njerëz pasi kanë parë lojën e tij në "Big Brother VIP", kanë filluar t'i dërgojnë zemra.

“Gjatë rrugës kur shkoja për tu futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”, u shpreh gazetari.