Aktori i humorit Elvis Pupa duket se do të rikthehet pas shumë vitesh në ekranet shqiptare. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka lënë të kuptohet se do të bëhet pjesë e "Big Brother VIP".

"Respekte!
Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”
Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:
Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:
Te marketi i lagjes?
Në autobusin e unazës?
Apo në ndonjë reality-show…?
Më thoni, që t’ju them", ka thënë ai.

Megjithatë mbetet të presim për të zbuluar nëse ai do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme apo jo.

