Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shkurt 2023, 12:12

'Më bëri çudi', Diola flet për takimin me ish-bashkëshortin pas daljes nga BBV

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Diola Dosti ka folur për herë të parë rreth eksperiencës së saj në Top Albania Radio. Diola tregoi se si ishte takimi i parë me ish bashkëshortin e saj pas daljes ku u shpreh se ishte e surprizuar nga reagimi i tij.

“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, tregoi ajo.

E pyetur nëse realisht ka pasur një kimi mes saj dhe Xhonatanit ajo u shpreh:

“Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin”.