Nga Shqipëria / E Enjte 18 Janar 2018, 18:06

Rozana Radi përfundon në spital, çfarë ka ndodhur me këngëtaren?

Rozana Radi ka bërë një postim pak minuta më parë që ka ngritur shumë shqetësime tek fansat e saj.

Këngëtarja ka postuar në Insta Story një foto ku shfaqet në spital. Mbi foto ajo nuk ka shkruar asgjë, duke mos dhënë asnjë sqarim se çfarë mund ti ketë ndodhur.

Ndërkohë pak orë më parë ajo ka postuar një foto ku shfaqet në një vend me shumë dëborë, mos vallë Rozana ka pasur ndonjë aksident të papritur?
Deri tani nuk dihet asgjë se çfarë mund të ketë ndodhur me moderatoren e emisionit BOOM.