Bledi Mane ishte së fundmi në një lidhje telefonike për "Top Albania Radio", ku përpos se zbuloi arsyet e vërteta të largimit të tij nga "Big Brother VIP"(Lexo këtu), ai tregoi dhe se kë shikon në finale.

"Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre ti shoh në finale ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di", u shpreh Bledi.

Kujtojmë se Bledi u vetëlargua të shtunën pasi ishte në nominim me Kiarën dhe Luizin. Ai tha se nuk donte ta ndante dyshen.



