Ujku i Wall Street do vijë në Tiranë, por jo nuk është Leonardo DiCaprio. Përmes një videoje në Instagram, Ermal Mamaqi ka zbuluar se ujku që do vijë në Tiranë është ujku i vërtetë Jordan Belfort, sipërmarrës, spiker, autor. Ai do ndajë shumë eksperienca të jetës së tij dhe si arriti që Leonardo DiCaprio të luajë film për të.

Më 24 shkurt në Pallatin e Kongreseve ai do ndajë eksperiencën dhe njohuritë e tij mbi shitjen, lidershipin dhe rritjen në karrierë e biznes.

Jordan Belfort pati një bum në karrierën e tij si themeluesi i një firme brokerimi në fund të viteve 80 dhe fillim të viteve 90. Ai u shndërrua në një figurë të respektuar në fushën e biznesit, i pikasur për aftësitë e tij për të gjeneruar rezultate marramendëse përmes qasjes së tij unike në shitje dhe lidership.
Libri i tij “The Wolf of Wall Street” u kthye në Bestseller nga New York Times, libër i cili më vonë u kthye në një film të suksesshëm, që e ngriti më tej reputacionin e tij si lider i mendimit në botën e biznesit. Që nga kjo kohë, ai ia ka kushtuar karrierën e tij ndarjes së njohurive, eksperiencave dhe mençurisë me të tjerët, përmes programeve të trajnimit për lidershipin dhe fjalimet motivuese.

Më 24 shkurt në Pallatin e Kongreseve do të mësoni më shumë gjithashtu nga Vasil Naçi, themeluesi i Agna Group dhe një sipërmarrës shumë i suksesshëm, si dhe Avinash Ananda, një guru ndërkombëtar lidershipi dhe mentor ekzekutiv.
Pjesëmarrësit do të kenë shancin të mësojnë nga njohuritë dhe eksperiencat jetësore të Jordan Belfort, sesi të ngjisin majat në botën e biznesit dhe tejkalojnë çdo pengesë që hasin në rrugën e tyre.
Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer, blini biletën tuaj tani.
View this post on Instagram
