Nga Shqipëria / E Enjte 18 Janar 2018, 17:05

Viola Spiro ndryshon look menjëherë pas problemeve me të dashurin, ja si duket moderatorja

Vjola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të skandalit që u përfshi kur i dashuri i saj  Valentin Selaj u arrestua nga policia italiane për trafik droge.

Që prej asaj kohe moderatorja ka vazhduar jetën e saj duke mos deklaruar asgjë në lidhje me arrestimin e tij. Ajo ka postuar vazhdimisht në adresën e saj në Instagram, por duke dashur që të mos ketë komente ngacmuese nga ndjekësit e ka mbyllur opsionin e komenteve, duke shmangur në këtë mënyrë çdo reagim nga ana e tyre.

Por siç thonë disa, flokë të rinj jetë e re edhe Viola ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke filluar në këtë mënyrë një faqe të re në jetën e saj.

Ajo ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet në një parukeri duke prerë flokët e saj të gjatë dhe të dendur. Ajo ka bërë një model bob të gjatë dhe të themi të drejtën e tregon shumë të bukur.