Nga Shqipëria / E Martë 21 Shkurt 2023, 17:05

Sapo nisën xhirimet e sezonit të dytë të serialit H.O.T, ja si mund të bëheni pjesë e tij

Seriali “H.O.T” do të rikthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë. Më në fund aktorët kanë nisur xhirimet dhe këtë na e kanë zbuluar me postimet e fundit në Instastory Bjordi, Ana, Amosi e Irgeni.

Ana Lika ka postuar një foto ku tregon se po lexon skenarin dhe paralajmëron se ata do të rikthehen “Së shpejti”.

Ndërkohë Bjordi ka postuar foto të tjera ku shihet ai dhe aktorët e tjerë të përqëndruar në leximin e skenarit dhe shkruan se po bëjnë provat.

Këtë vit kastit të serialit “H.O.T” do t’i shtohen aktorë të tjerë shumë të famshëm në role të reja, të cilët mbeten surprizë për tu zbuluar.

Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.

“H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e pare theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe po presin me padurim nisjen e sezonit të dytë.

Për tu bërë pjesë e serialit "H.O.T" si sponsor, kontaktoni me ekipin e marketingut: +355 69 449 0892