Nga Shqipëria / E Martë 21 Shkurt 2023, 09:09

Çifti i ri në BBV? Kristi surprizon Keisin dhe e puth

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP po krijohet një çift i ri. Bëhet fjalë për Keisin dhe Kristin, të cilët e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Së fundmi Kristi e ka surprizuar Keisin duke shkuar së bashku në dhomën e surprizave për të kaluar sa më shumë kohë vetëm me njëri-tjetrin.

Dyshja nuk i kanë kursyer ledhatimet, përqafimet dhe prekjet. Kristi i ka dhuruar dhe një puthje në faqe.