Sipas studimit të fundit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria renditet ndër vendet që ka përqindjen më të lartë të duhanpirësve. Sipas këtyre statistikave vendi jonë ka një numër të lartë të personave që konsumojnë duhan.

Në shkrimin e botuar nga ‘The Independent ‘ këto vlerësime janë bërë në bazë të moshës, të cilat rezultojnë se personat që e konsumojnë më tepër cigaren janë meshkujt duke filluar që nga mosha 15 vjeçare.

Sipas të dhënave Shqipëria renditet në këtë listë me 53% e popullsisë që konsumon duhan, ku 45% janë meshkuj dhe 8% janë femra. Ajo që ra në sy ishte shifra e lartë dhe në rritje e konsumuesve femra.

Harta e duhanpirësve është hartuar nga hartografi cek Jacub Marian, në të cilën tregon se vendet e veriut të kontinentit kanë tendencën të pijen më pak duhan se sa vendet jugore.

Duhanpirësit më të mëdhenj janë në Evropën Lindore dhe në disa vende të Mesdheut si Greqia dhe Shqipëria.

Në hartën botërore të duhanpirësve, Indonezia mban vendin e parë në 10 popujt më duhanpirës, ndërsa në vendin e 10-të është Greqia, që ndjek Kubën.


