Sezoni i parë i “Zemër Luana” në Tv Klan përfundoi këtë të diel. Megjithatë Luanën do e shohim së shpejti sërish në ekran. Ajo konfirmoi se do të vijë me një projekt që pritet të thyejë rekorde "Love Island" ose ndryshe "Ishulli i dashurisë".

"Për projektin që ju e keni fjalën dhe ka qarkulluar gjithandej, mendoj se një projekt i nxehtë, i zjarrtë si ai do të ketë edhe një kohë të nxehtë edhe të zjarrtë. Kështu që duhet të kalojnë edhe disa të diela”, duke konfirmuar kështu që bëhet fjalë për projektin “Love Island”, duke qenë se ai është një projekt që realizohet me rroba banjo dhe kërkon kohë të ngrohtë.



