Valbona është kapur së fundmi me Oltën gjatë ndarjes së roleve për ‘Pallati 176’. Olta i tha të bënte rolin e Elsës, por nisur nga të qeshurat e aktores, Valbona e mori si "paragjykim".

"Po tallesh me mua tani? Po tallesh duke thënë po bën Elsën? Po paragjykon?", i tha Valbona.
Olta: Do të bësh Elsën? Po çfarë paragjykimi moj Bona?
Valbona: Po ti më thua bëj Elsën dhe qesh me Dean?
Olta: Jo moj Bona po qesh me veten time
Valbona: Po si më thua mua bëj Elsën? E di ti që kur e kam parë unë këtë ti nuk kishe lindur?
Olta: E vërtetë është

Valbona: Ti je aktore dhe unë kam shumë respekt
Olta: Dhe unë kam shumë respekt për ty Bona dhe nuk dua të bëj fjalë me ty
Valbona: Pikërisht. Po pse qesh ti tani me mua dhe më tall? Bëj Elsën dhe sheh Dean, pse tallesh?
Olta: E ke keqkuptuar


