U bënë disa ditë që Luizi e nis mëngjesin duke qarë i vetmuar në oborrin e shtëpisë së "Big Brother VIP". Kjo i ka shqetësuar jo pak fansat e këngëtarit, por jo vetëm ata.

Mikesha e tij dhe njëkohësisht ish-banorja e BBV, Efi ka reaguar me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar disa foto ku Luizi shihet duke qarë dhe ka shprehur hapur merakun për gjendjen e tij.

“Çfarë ke?” Kaq do të doja të të pyesja", ka shkruar Efi krahas fotos.



