
Kiara Tito që pas mbarimit të Top Select nuk u pa më në asnjë emision tjetër në Top Channel dhe kjo pasi ajo ka qenë duke u përgatitur për një format të ri emisioni, i cili do të ketë në fokus operacionet plastike dhe do të transmetohet tek TV Klan.
Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ dhe ndër të tjera ka zbuluar dhe diçka më shumë për këtë emision.
Kiara ka treguar se në fakt ky emision nuk do të ketë në fokus vipat që kanë kryer operacione, por njerëzit e thjesht. Ai do jetë në formën e një reality show, ku do të shihet përditshmëria e një personi, që nga kryerja e operacionit dhe deri tek jeta normale.
“Nuk do të merremi me VIP-at, sepse kam dëgjuar shumë persona që e thonë këtë. Do të jenë njerëz të thjeshtë dhe nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por do t’i ndjekim edhe në përditshmërinë e tyre.”-rrëfeu Tito.