Banorët e “Big Brother VIP” kanë bërë sot një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, për Top Albania Radio.

Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”. Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”.

Të dy kanë folur edhe për lidhjen e tyre dhe Luizi është shprehur se nuk ka besuar kurrë në dashuri me shikim të parë, por Kiara për të është një dashuri e tillë.

"Në fillim ka qenë e sikletshme… nuk kam besuar asnjëherë dashurinë me shikim të parë dhe kur më thonin shokët që më tregonin lidhjet e tyre nuk i besoja, nuk është e mundur thoja, nuk mundet të ndodhë, por me rastin tim ndodhi, u mahnita kur e pashë për herë të parë dhe ngela… edhe sot nëse Kiara do ishte akoma me shprehjen: “Lëre të rrjedhi” do isha akoma pas saj dhe akoma nuk do t’i shqitesha…", tha Luizi.

