Nga Shqipëria / E Enjte 18 Janar 2018, 15:03

Një tjetër festë shtohet në kalendar, 5 shtatori zyrtarisht pushim

Ditën e sotme me propozim të përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës Endri  Zerva vendit  tonë ju shtua dhe një festë zyrtare, e cila do të bëhet pushim nga të gjithë punonjësit që punojnë në shtet.

Dita që zyrtarisht u bë pushim është 5 shtatori dita e shenjtërimit  të Nënë Terezës,  e cila më parë ekzistonte si festë por asnjë nga administratat publike nuk e kishte pushim.

Nga kjo ditë pushim që ju shtua kalendarit të punës,  përfitojnë të gjithë punonjësit e administratës publike dhe nxënësit e shkollave dhe kopshteve.

Deri më tani kemi pasur pushim 19 tetorin, ditën e lumturimit të shenjtores, ndërsa sot u shënua si festë zyrtare edhe 5 shtatori.