Luizi ndodhet në nominim me Kiarën dhe Bledin, nominim të cilin e zgjodhi Olta si avantazh pas lojës me litarë. Mëngjesin e sotëm Luizi është shprehur i indinjuar që Kiara është në rrezik për të dalë duke thënë se askush nuk do e bëjë gjumin rehat në shtëpi nëse ajo del.

Luizi: Nëse ikën Kiara nuk e bën më asnjëri gjumin rehat në këtë shtëpi. Nëse nuk ikën Kiara, prapë nuk do e bëjnë gjumin rehat. Nuk e kuptojnë që janë të mbaruar. Prandaj njeriu mendon dhe nuk nominon me zemër. Unë i thashë më lini të shijoj muajin e mjaltit, s'doni, ok si të doni.

