Nga Shqipëria / E Diel 19 Shkurt 2023, 12:12

Fansat brohorasin emrin e Luizit mes koncertit të Butrintit, ja si reagoi ai

Teksa performonte në një koncert së fundmi Butrinti është përballur me një situatë të papritur. Fansat e mbledhur në koncert kanë nisur të brohorasin në kor emrin e Luizit.

Butrinti i priti me sportivitet këto thirrje dhe u shfaq i buzëqeshur gjatë gjithë kohës madje duke bërë me dorë që të vazhdonin.

Më vonë ata i kanë nxjerrë në celular emrin Kiarës duke e pyetur nëse i mungon ajo por Butrinti ka zgjedhur të mos reagojë duke vazhduar performancën.