Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Shkurt 2023, 20:08

Efi do e zëvendësojë në 'Përputhen'? Flet Bora Zemani

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një lajm sipas të cilit Efi do të zëvendësojë Bora Zemanin në "Përputhen". Mirëpo si qëndron e vërteta?

Në një intervistë të dhënë së fundmi për "TAR" Bora as nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për’puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, ka thënë ajo.