Një portal ndërkombëtar Numbeo.com, i cili merret me hartimin e raporteve që kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës në vende të ndryshme ka treguar së fundmi se vendi jonë renditet i treti në rajon për çmimet e ulëta dhe nivelin e ulët të jetesës. Këto studime bazohen kryesisht në opinionet e qytetarëve.

Kryesisht më të kënaqur kanë rezultuar qytetarët e kryeqyteteve, ku Prishtina është renditur e para me kosto të ulët të jetesës në rajon me pas vijnë banorët e Shkupit. Më i shtrenjti në rajon është Potgorica në Mal të Zi, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit e ndjekur nga Beogradi me 43.99, Sarajeva e më tej Tirana, Shkupi dhe në fund Prishtina.

Ky studim është bazuar kryesisht në çmimet e ushqimeve restorantet, transporti dhe shërbimeve të tjera. Ky portal ka marrë në studim kryesisht 540 qytete në të gjithë botën. Sipas një studimi tjetër që ka kryer Traveltables.com vendi jonë renditi në grupin e dytë të kostove të jetesës në botë, pra jo lirë, por as shumë shtrenjtë.
Burimi: Monitor

