Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Shkurt 2023, 13:01

Stresi flet për abuzimin me alkoolin: Më tha doktori ndaloje

Gjatë një bisede me Vedatin, Stresi zbuloi se ka abuzuar me alkoolin. Ai tha se e ka kuptuar që kjo është e dëmshme dhe gjatë kësaj kohë në Big Brother VIP Kosova ka reduktuar shumë konsumimin e alkoolit.

Stresi tregoi se para 8 muajsh në Londër një doktor i ka thënë se duhet ta ndalojë alkoolin dhe reperi ia ka dëgjuar fjalën.

"S’jam mirë me shëndet për shkak të alkoolit, prandaj e kam ndaluar se për atë punë unë jam qejfli. Unë e kam pas pirë shumë jashtë, bëja jetë nate dhe pija, rrija në studio deri 7 të mëngjesit. Unë vij nga jetë shumë abuzuese. Para 8 muajsh më ka thënë doktori më i mirë në Londër alkoolin ndaloje", tha Stresi.