Ron Zaiti ishte i ftuar në emisionin "Glamour Zone" përballë moderatores Ester Bylyku. Ai tregoi ekskluzivisht për emisionin të vërtetën mbi fshirjen nga youtube të këngës "All your lovin" me këngëtaren Semi Jaupaj, pasi kjo e fundit pretendoi se ishte fshirë prej tij.
Roni tha se shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore.

"Se kam fshirë unë këngën, ajo është interpretuar keq prej Semit. Unë kam qenë pjesë e labelit të “Moneyz Music” që nuk jam më pjesë e tij. Tani jam vetë. Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit,e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej youtube dhe ashtu ka ndodh. Nuk janë hequr nga unë se nuk kam pasur akses. Ka qenë pronë shtëpisë muzikore", tha ai.

"Ajo mes teje dhe Semit ka qenë dashuri apo thjesht një lidhje ose njohje?"
Roni: Nuk dua të jap detaje, në media është interpretuar ashtu si është interpetuar, po e lëmë ashtu. Nuk po ndërroj asgjë.

Reperi nuk mund t'u shpëtonte dhe pyetjeve ngacmuese të moderatores se me cilën prej vajzave të showbizit do amrtohej, do kalonte një natë dhe do bashkëpunonte.
Roni: Kisha bashkëpunuar me Semi Jaupaj, kisha kaluar një natë me Bora Zemanin dhe isha martuar me Elvana Gjatën.

