
Insagrami së fundmi ka sjellë një risi të re që shumicës prej përdoruesve të tij nuk do i pëlqejë dhe aq shumë. Ju tashmë nuk mund të fshiheni më nga ndjekësit tuaj pasi ashtu si aplikacionet e tjera edhe Instagram do të tregojë se kur keni qenë aktiv për herë të fundit.
Aktivitetin tuaj në instagram mund ta shikojnë vetëm njerëzit që ju ndiqni, por për të gjithë ata që nuk dëshirojnë që ndjekësit e tyre ta marrin vesh se kur kanë hyrë për herë të fundit në linjë, Instagram ka dhënë një mundësi që të ndalojnë këtë gjë, por në këtë mënyrë as ju nuk do keni mundësi të shikoni se kur miqtë tuaj kanë hyrë për herë të fundit në Instagram.
Ne opsionin settings ju mund të ndizni ose të fikni opsionin ‘Show activity status’ dhe në këtë mënyrë keni zgjidhur një problem.