Nga Shqipëria / E Premte 17 Shkurt 2023, 14:02

I komentuan kilet, Einxhel: Unë do bëhem prapë 60kg, po ju çfarë do t’i bëni shpirtit tuaj të zi?

Einxhel Shkira e ftuar tek "Zemër Luana" bëri paraqitjen e saj të parë televizive që kur u bë nënë. Por pas kësaj dalje televizive nuk munguan komentet për peshën e moderatores pas lindjes, komente të cilave ajo nuk ia ka kursyer përgjigjen.

Einxhel ka postuar disa foto të Adriana Limës, e cila pas lindjes doli në dhjetor në një sfilatë me disa kilogramë më shumë, por nuk u paragjykua aspak.

 

Einxhel shkruan se e lakmon Adrianën që nuk jeton në Shqipëri, pasi pa komentet për veten.

"Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë", shkruan Einxhel.

"Mos ja vëj re Adrian, fali! S’dinë ça thonë! S’e dinë ça kalon trupi gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes…dhe nëse e dinë, vuajnë pse ti vendos të dalësh në public me kilet e tua, vuajnë që ti je e buzëqeshur pavarësisht kg të tua…se kanë me kg e tua o zemër, e kanë me kg e pasigurive që kanë në trurin e vetë! Unë i kam falur sepse jam mësuar dhe e di që s’bëjnë asnjë diferencë në lumturinë time, as fjalët e tyre, as kg e mia…Uroj të ndjehen më mirë me veten pasi panë që dhe unë mund të shëndoshem", vazhdon moderatorja.

"Unë do kthehem prapë 60kg po ju ça do i bëni shpirtit tuaj të zi?!", shton Einxhel.

Moderatorja ka dhënë dhe disa mesazhe për të gjitha nënat e reja që kalojnë në këtë fazë.